Sigma Pharm

Rreth Nesh

0 +

Vite Eksperiencë

Shpërndarës i saktë i produkteve farmaceutike

SIGMA PHARM është kompani e specializuar në shitjen dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike, me bazë në qytetin e Prizrenit. SIGMA PHARM operon me përkushtim ndaj saktësisë, teknologjisë moderne dhe respektimit të standardeve ISO 9001:2015. Ne jemi të angazhuar në përmirësimin e industrisë së kujdesit shëndetësor në Kosovë duke siguruar shpërndarje të saktë dhe të plotë të produkteve farmaceutike e cilësore.

Historia

SIGMA PHARM është themeluar në vitin 2009 në atë kohë e përbërë prej jo më shumë se tre personave. Me motivim, angazhim, sakrificë dhe punë të palodheshme sot stafi i SIGMA PHARM përbëhet prej 12 punëtorëve e ku numri vazhdon të rritet.

Historia e SIGMA PHARM dhe e Z. Kujtim Sadriu si pronar është një histori suksesi. Z. Kujtim Sadriu në fillimet e tij para se të themelonte kompaninë SIGMA PHARM ka qenë i angazhuar në Asgeto Pharmaceuticalls. Në vitin 2004 ai bashkëthemelon kompaninë Euro Farm ku me sukses kryen detyrën e drejtorit gjeneral deri në vitin 2009, vit i cili do të jetë një fillim sfide e re në themelimin e kompanisë së tij private me 100% të aksioneve.

Dëshira dhe përkushtimi i lartë i pronarit për punë në lëminë e farmacisë, ka bërë që e njejta të transmetohet edhe tek stafi punues e ku përmes punës së përbashkët dhe të pandalshme sot SIGMA PHARM është në mesin e kompanive më të respektuara në industrinë farmaceutike në Kosovë.

OBJEKT MODERN ME STANDARDE TË LARTA

Si një ndër kompanitë më serioze në tregun farmaceutik SIGMA PHARM tani posedon objekt dhe hapësirë të përmasave të larta, moderne dhe me standarde. Përmes zbatimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë ne zotohemi të përmbushim kërkesat për produkte dhe shërbime të klientëve, stafit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Vlerat Tona

Përsosmëria e cilësisë

Qasja me klientin në qendër

Inovacioni

Fuqizimi i ekipit

Integriteti dhe Pajtueshmëria

Vlerat tona thelbësore në Sigma Pharm na shtyjnë drejt angazhimit të palodhur për përsosmëri. Ne i japim rëndësi të madhe saktësisë dhe cilësisë, nxisim inovacionin në mënyrë të vazhdueshme, përqëndrojmë qasjen tonë drejt klientit duke adresuar të gjitha kërkesat, besojmë në fuqizimin e ekipit dhe operojmë me integritet dhe pajtueshmëri të palëkundur. Këto vlera janë themeli i identitetit tonë, duke garantuar saktësi dhe besueshmëri në çdo aspekt të shpërndarjes së produkteve farmaceutike.

Shpërndarje e sigurt

Sigma Pharm angazhohet me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të tejkaluar pritshmëritë e tyre nëpërmjet shpërndarjes të saktë dhe të besueshme të produkteve. Punonjësit tanë janë vlera më e rëndësishme e kompanisë. Nëpërmjet fuqizimit, njohjes dhe mësimit të vazhdueshëm, stafi ynë krenohet me ofrimin e përsosmërisë në çdo aspekt të punës tonë.

Zotimi ynë

Për të arritur synimet dhe qëllimet tona, ekipi i SIGMA PHARM duke përfshirë menaxhmentin dhe punëtorët zotohet në:

Përmbushja e synimeve dhe misionit mund të arrihet vetëm përmes dijes, motivimit, përvojës, rritjes së aftësive dhe profesionalizmit të vazhdueshëm të stafit tonë si dhe duke përcjellur e zbatuar të arriturat më të fundit bashkëkohore dhe kërkesat e tregut.